Supersfida Inter-Juventus, premton të ardhura rekord për zikaltrit
Inter-Juventus do të jetë super ndeshja e Seria A, që do të përcaktojë shumë dhe në betejën për titullin kampion mes dy skuadrave. Dueli që do të luhet në “San Siro” pritet të jetë me një stadium që do të jetë totalisht i mbushur.
Rekordi aktual daton në derbin italian të tetorit 2019 me 6.6 milionë euro, i ndjekur nga derbi i Madoninës në fillim të sezonit aktual dhe i treti, Milan- Inter i marsit 2019, me 5.8 milionë euro.
Sipas medieve italiane ekziston mundësia që edhe të kalojnë 6 milionë euro të ardhura nga supersfida e 4 shkurtit. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër do të veprojë si para ndeshjes, ashtu edhe pjesën e parë me kujdesin më të madh të mundshëm.
KOHA JONË SONDAZH

