Supersfida Milan-Napoli, zbulohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës së madhe Milan–Napoli, e vlefshme për javën e pestë të Serie A.

Në kampin kuqezi, trajneri Massimiliano Allegri konfirmon në tërësi të njëjtën skuadër që zbriti në fushë ndaj Udineses: i njëjti modul, të njëjtët lojtarë. Rafael Leao wshtw rikuperuar, por do të nisë nga stoli.

Nga ana tjetër, Napoli i Antonio Contes për shkak të mungesave detyrohet të ndryshojë shumë në mbrojtje. Në 11-shin titullar debuton Gutierrez dhe gjithashtu Marianucci, ndërsa Juan Jesus zë vendin e Buongiorno-s. Nga mesfusha e lart, gjithçka mbetet e pandryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare:

Swiss Digital Mobile Reklama

Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupiñán; Pulisic, Giménez. Trajner: Allegri.

Napoli (4-1-4-1): Meret; Di Lorenzo, Marianucci, Juan Jesus, Gutierrez; Lobotka; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Hojlund. Trajner: Conte.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?