Surpriza në Superiore/ Ekipet e mbijetesës fitojnë ndaj pretendentëve, Tirana mund Teutën
Java e 34-t e Abissnet Superiore ka prodhuar surpriza të mëdha në luftën për mbijetesë dhe në garën për renditjen e sipërme, me rezultate që kanë tronditur ekuilibrat e kampionatit.
Në një nga sfidat më të rëndësishme të javës, Tirana arriti një fitore minimale 1-0 në transfertë ndaj Teutës, në një duel direkt për mbijetesë. Goli i Haxhiut në minutën e 77-të i dha tre pikë të arta bardhebluve, që tashmë ndajnë vendin e shtatë me 38 pikë, po aq sa Teuta, e përfshirë fort në zonën e rrezikut.
Surpriza tjetër erdhi në Shkodër, ku Bylis mposhti 1-0 vendasit e Vllazninë. Ballshiotët marrin frymë në renditje, duke u pozicionuar në vendin e nëntë me 38 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, pas kryesuesve të kampionatit.
Elbasani u mposhtë 4-2 nga Vora. Këta të fundit mbajnë vendin e tetë me 38 pikë, 3 më shumë se Flamurtari. Flamurtari vijon formën e mirë, pasi fitoi bindshëm 4-1 ndaj Partizanin, duke marrë një sukses të rëndësishëm në garën për objektivat sezonalë.
Në ndeshjen tjetër të javës, Dinamo konfirmoi formën e mirë duke mposhtur 2-0 Egnatian, rezultat që e ngjit skuadrën në vendin e katërt me 48 pikë.


KOHA JONË SONDAZH

