Surpriza të shumta në formacionin zyrtar ndaj Skocisë, Strakosha dhe Balaj ulen në stol
Kombëtarja jonë pas pak minutash do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Skocisë për të mbyllur ndeshjet e Ligës së Kombeve. Skuadra e Panucit ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë në 3 sfidat e luajtura, duke zhgënjyer disi. Shqipëria do të kërkojë të shmangë rënien të Ligën D, që ve në diskutim edhe vazot në renditjen e UEFA-s.
Hysaj dhe Basha janë 2 mungesat e rëndësishme të Kombëtares për shkak të kartonëve. Nuk mungojnë as surprizat në formacionin titullar të trajnerit Panucci. Etrit Berisha do të startojë titullar duke lënë në stol Strakoshën.
Ndërkohë në majën e sulmit tekniku italian ka preferuar Manajn dhe jo Balajn. Për sa i takon balotazhit në mesfushë mes Lilajt dhe Kaçes, ai është fituar nga futbollisti i Panathinaikosit.

KOHA JONË SONDAZH

