Sydney Cabral gati për përballjen me Messin: Jeta më ka mësuar se mjafton edhe 1% shanse!

Vetëm katër vite më parë, Sidny Lopes Cabral luante në Ligën e Pestë të Gjermanisë për 1.000 euro në muaj, duke përballuar të ftohtin, vetminë dhe racizmin. Sot, 22-vjeçari është pjesë e kombëtares së Kepit të Gjelbër dhe do të përballet me Lionel Messi në Botërorin 2026.

“Momenti më i vështirë ishte kur shkova në Erfurt. Shtëpia ishte bosh dhe si perde përdora qese plehrash. Telefonoja vëllain dhe qaja. Por ajo periudhë më bëri më të fortë”, rrëfen ai.

Cabral kujton edhe episodet e racizmit që ka përjetuar në Gjermani dhe në rrjetet sociale, sidomos pas një ndeshjeje ku ishte përfshirë edhe “Vinícius Júnior”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe në vitin 2026 ka ende njerëz që të ofendojnë për ngjyrën e lëkurës. Është e papranueshme”, thotë mbrojtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidny Lopes Cabral of Benfica with Real Madrid’s Vinícius Júnior

Pavarësisht se përballë do të ketë Messin, ai nuk dëshiron të ndikohet nga emri i kundërshtarit.

“Nëse mendon se po luan kundër Messit, e ke humbur ndeshjen. Duhet të përqendrohesh vetëm te loja jote.”

Kur Kepi i Gjelbër u kualifikua në Botëror, shumëkush i jepte vetëm 1% shanse për të bërë histori. Pikërisht kjo shifër është bërë motoja e Cabral.

“Jeta më ka mësuar se ndonjëherë mjafton vetëm 1%.”

Ëndrra e tij e radhës është të luajë në Premier League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?