FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sylvinho me sytë nga Superliga, skuadrat e fundit ngecin në barazim

Në sytë e trajnerit Sylvinho dhe stafit të kombëtares shqiptare, Tirana hodhi një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit në Superligën shqiptare. Epërsi e konsiderueshme duke parë që deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 21 pikë në dispozicion.

Tirana dhe Partizani sfidohen në derbin e katërt të kryeqytetit, çka pritet të jetë edhe ai vendimtar për fatin e titullit. Deri në duelin me rivalin direkt, skuadra e Orges Shehit do të mas forcat me skuadra si Vllaznia, Kastrioti dhe Teuta, kundërshtarë që luajnë për objektiva të ndryshëm në këtë sezon. Java e 29-të ngushtoi diferencat mes skuadrave që duan Europën.

Egnatia dhe Vllaznia numërojnë 42 pikë, teksa pas tyre gjendet Laçi, që është vetëm një fitore larg nga zona që të dërgon në turnet ndërkombëtar. Ky raund mund të konsiderohet edhe si ai i barazimeve për skuadrat e fundit të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Erzeni i vendit të gjashtë, Kukësi, Teuta, Bylis dhe Kastrioti nuk morën maksimumin, duke marrë një pikë që për disa vlen sezonin, ndërsa për ballshiotët e krutanët mund të rezultojë ajo e rënies nga kategoria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?