Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sylvinho: Ndeshja më e vështirë ndaj Çekisë, Broja është një lojtar klasi!

Sporti E mërkurë, 22 Nëntor 2023 12:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Trajneri i Kombëtares sonë, Sylvinho dha një një intervistë për emisionin “Opinion” në televizionin “Klan” në lidhje me ecurinë fantastike dhe kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024”, në vendin e parë në Grupin. Braziliani theksoi se është një emocion i veçantë arritja e kualifikimit dhe vendi i parë në grup. Më tej tekniku brazilian tha se fryma e grupit është çelësi kryesor i suksesit të Kombëtares, ndërsa deklaroi se të gjithë kundërshtarët në finalet e Europianit janë të fortë.

Barazimi me Ishujt Faroe – “Ne kemi konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur u sigurua Europianin më pas nuk ishte e thjeshtë. Festuam shumë. Koka e futbollisti, jemi qenie njerëzore. Ju e dini se çfarë është Kampionati Europian. Ju e keni parë festën që u organizua, shumë e bukur. Nuk mungonte asgjë. Për ta mbyllur mund ta kishim bërë edhe një fitore, por nuk është e thjeshtë të menaxhosh kokën e futbollistit në një atmosferë të tillë. Mos të harrojmë se kjo është hera e dytë që shkojmë në Europian. Duhet ta imagjinosh ndjesinë e futbollistit kur shkon të flejë një natë më parë, nëse nesër fitojmë apo barazojmë ne do të jemi në Europian. Unë kam fjetur 2-3 orë, nuk është e thjeshtë. Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë edhe është e drejtë. Ne kemi dy ndeshje miqësore në mars dhe një ose dy para se të shkojmë në Europian. Për një Kombëtare nuk ka kohë. Ti duhet të punosh që të fitosh. Sigurisht pas tre ditësh disa futbollistë mund të jenë dhe të lodhur, kështu që duhet të mendojë dhe për ndryshimet më pas. Grupi është ky, 80 apo 90 %. Ka edhe disa muaj dhe duhet të presim deri në fund. Broja është një lojtar i veçantë, ka pësuar një dëmtim të rëndë. Ai duhet të ketë dy ose tre muaj të qetë që të rifutet në lojë. Është një lojtarë klasi. Kam folur më të dhe ai është gati për Kombëtaren në çdo rast”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fryma e grupit – “Është diçka shumë e bukur. Kemi futbollistë të fortë, por i vetëm nuk ja del dot, çdo gjë arrihet në grup dhe ata e kanë kuptuar këtë gjë. Duke punuar, zbuluam edhe lojtar si Jasir Asani. Gjëja e parë që i thashë Presidentit kur pranuam ofertën ishte që duhet të jetoj në Tiranë sepse këtu zhvillohet puna. Ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Federata na jep mundësinë për të punuar, ne punojmë 6-7 orë në ditë dhe analizojmë çdo gjë. Unë si futbollistë kam qenë mëngjarash dhe më pëlqejnë shumë lojtarë të tillë, si Asani apo Muçolli. Nuk kishim një lojtarë të tillë dhe kam parë rrugëtimin e Asanit te Partizani, në Hungari dhe Korenë e Jugut. Është një lojtarë shumë interesant. Ne e kontaktuam dhe ai u përgjigj menjëherë. Për mua Asani nuk ishte një surprizë. Pasi e pashë për herë të parë në stërvitje dhe në ndeshjen me Poloninë kuptova se ishte një lojtarë shumë i fortë. Mitaj është një lojtar i madh dhe falënderoj Alban Bushin, pasi është zbulim i tij. Berat Gjimshiti do të jetë kapiteni jonë në Europian”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është surprizuar nga Asani? Sylvinho: Jo, më duhej një lojtar si ai

Goli më i bukur dhe ndeshja më e vështirë – “Shumë e vështirë. Të gjithë golat janë të rëndësishëm. Cikalleshi penalltia, diçka e thjeshtë por me një rëndësi shumë të madhe. Ndeshja më e vështirë ishte me Çekinë në transfertë, sepse ata janë të fortë. Skuadër, me taktikë, lojë individuale dhe lojtarë shumë fizik. Barazimi me ta ishte shumë i vështirë. Është besimi i lojtarëve. Cilësia e lojtarit është aty, ne duhet t’i japim besim të ecin përpara. Kur fituam me Çekinë në shtëpi menduam se u kualifikuam. Në nivel pikësh, ishim shumë afër. Kombëtarja këtu është, dera është e hapur për të gjithë.  Unë nuk heq dorë, ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Tani ne jemi pak entuziastë. E imagjinoj se çfarë feste shqiptare mund të ketë në Gjermani. Edhe të kualifikoheshim në “Gjermani 2024” ishte një përgjegjësi e madhe, por po të bëjmë diçka më të mirë atje do të jetë një mrekulli”.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 8 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 8 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 10 orësh

Shorti dhe kundërshtarët e mundshëm – Janë të gjitha skuadra të vështira. Unë kam nderin që po shkoj atje. Portugalia po luan shumë mirë edhe Spanja,  janë të gjithë të fortë. Nuk është e thjeshtë. Ne duhet të përmirësohemi akoma më shumë dhe të jemi gjithmonë me këmbë në tokë, duhet të fillojmë të bëjmë një rrugëtim që të mësohemi të luajmë në Europian dhe të ecim ngadalë-ngadalë. Në këtë moment për mua është një ëndërr, të kualifikohesh një ndeshje më përpara. Ne duhet të mendojmë të përmirësohemi, të bëjmë një figurë të mirë dhe mund t’ia arrijmë. Kemi lojtarë të fortë dhe që luajnë në kampionate të rëndësishme“, deklaroi strategu brazilian.

Etiketat e lidhura

Sylvinhotrajneri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.