Sylvinho në “ankth”, Gjimshiti dëmtohet sërish te Atalanta

Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren 5-0 të Atalantës në transfertën e Empolit. Kapiteni i Shqipërisë ishte i pakalueshëm në mbrojtje, por në këtë ndeshje u kthye dhe në njeriun asist. Ai asistoi në golin e dytë të shënuar nga Retegui.

Megjithatë në fund të pjesës së parë ai pësoi një dëmtim, i cili fillimisht u duk i lehtë, pasi kapiteni kuqezi u rikthye në fushë në pjesën e dytë. Por në minutën e 63-të trajneri Gasperini e largoi nga fusha, pasi Gjimshiti nuk mund të vazhdonte më tej.

Ky duket një ogur i keq, pasi në rast dëmtimi ai do të mungonte në ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror që Shqipëria do të luajë në muajin mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?