Sylvinho reagon në rrjetet sociale: Lumturi dhe krenari e madhe për kualifikimin
Trajneri Sylvinho ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke na udhëhequr drejt kualifikimit për në Gjermani 2024. Gëzimi për brazilianin ka qenë i madh.
Strategu ka pranuar se rrugëtimi ka qenë një kënaqësi e madhe dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka shprehur emocionet e tij pas arritjes së objektivit të premten në darkë me barazimin në Moldavi.
Postimi i Sylvinhos
Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.
Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.
Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.
KOHA JONË SONDAZH

