Taçi cakton një shqiptar tjetër president të Parmës

 

Klubi i futbollit Parma ndryshon sërish president. Kështu shkruan e përditshmja sportive italiane “Tutto sport”. Sipas gazetës italiane pas shqiptarit Pietro Doka dhe avokatit Italian Fabio Giordani tani është radha e 29 vjeçarit Ermir Kodra, krahut të djathtë të Rezar Taçit, dhe drejtuesit të rafinerisë shqiptare (shikoni si flet gazeta italiane, në kohën e tashme, pra sikur ai e drejton ende rafinerinë). Gazeta pastaj hipotizon se kjo lëvizje mund të përgatisë hyrjen në lojë drejtpërdrejt të Rezar Taçit. Kjo e përditshme sportive i referohet gjithashtu gazetës lokale të Parmës e cila njofton se mbrëmë në darkë Taçi ka darkuar me bashkëpuntorët e tij të klubit, Jacopo Di Bernardo Manci, Edwart Lloga, Aurel Stavre dhe më pas atyre u është bashkëngjitur edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Federico Pizzarotti. Sipas gazetës Taçi është zotuar që ti mbajë të gjitha premtimet financiare për të shpëtuar klubin. E vërtetë? Për këtë tifozet e Parmes duhet ti luten zotit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?