Takimi FSHF-qeveri, në vend të zgjidhjes ka ironi
Në takimin e sotëm që u zhvillua mes qeverisë dhe federatës Shqiptare të Futbollit, nuk kanë munguar as ironitë, batutat dhe thumbimet mes ministrave dhe FSHF. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj interesit të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të FSHF, Armand Duka për ndërhyrjen e policisë në dhunën në stadiume. Lleshaj nuk e la pa përgjigje. Ministri tha se policia nuk ka kapacitete për të ndjekur çdo ndeshje, prandaj duhen ndryshime në Kodin Penal.
Dialogu në takimin FSHF-qeveri:
Armand Duka: Fakti i dhunës nuk lejon tifozërinë e shendetshme të vijë në stadium edhe të argëtohet dhe të ndihmojë futbollin. Ne do të bashkëpunojmë edhe me policinë. Ne e mirëkuptojmë policinë, por ne këtë punë nuk e bëjmë dot pa ju. Kështu që të gjithë garat duhet të jenë sa më të mirëorganizuara. Këtu në këtë sallë ka ekspertë të futbollit që mund të japin ndonjë mendim më shumë.
Edi Rama: Topi nuk rrotullohet pa policinë.
Sander Lleshaj: Këta zotërinjtë e federatës dinë ta luajnë topin më mirë se policia. Policia e shtetit me ligj është e detyruar të ofrojë siguri për qytetarët e republikës kudo që janë. Ka një gamë të gjerë përgjegjësish. Por këtu vlen të theksohet se policia ka kapacitete të caktuara. Kapacitetet dhe kompetencat duhet ti diskutojmë. Kopetencat na mungojnë të hyjmë Brenda stadiumeve. Kur u miratua ligji për sportin këto gjëra nuk u bënë. Duhet të bëhen ndryshime ligjore të mirëmenduara. E dyta ka të bëjë me kapacitetet që janë parashikuar për të krijuar klimën. Nuk duhet të hidhet topi në public me hedhje e pritje. Do na duhet ti mendojmë mirë këto. Kjo do të ketë edhe një faturë që nga dikush duhet të paguhet. Me kapacitetet aktuale policia ka vështirësi ta përballojë volumin e lartë. Në çdo ditë sportive të kemi 500 apo 700 policë më shumë. Që do të thotë orë shtesë. Janë shumë cështje që mund të diskutohen. Në stadium fusim turma dhe jo individë. Nëpër stadium futen turma dhe zgjidhja e kësaj nuk kërkon volum administrative. Teknologjia është ndihmëse për të kursyer kapacitetet dhe më e rëndësishme është përgjegjshmëria e individëve që janë Brenda. Angazhimi i policisë jo për të përballuar turmat por për të proceduar ata që shkelin ligjin, ne do ta realizojmë këtë. Ndryshimi i Kodit Penal do ta zgjidhë këtë cështje, sepse cdo individ që do të jetë në stadium të jetë i përgjegjshëm. Ministria e brendshme dhe policia do të angazhohet seriozisht në këtë proces.
Armand Duka: Ne të ruajmë rregullin me persona civilë. Por sot është thuajse e pamundur. Nëse me ndryshimet në kodin penal dhe zbatimin e ligjeve aktuale. Ne kishim kamerat ku në stadium u dhunua një fotograf dhe nuk u dënua kërkush. Pra them për zbatimin e ligjit. Ne kemi nevojë për policinë.
KOHA JONË SONDAZH

