Talenti holandez i PSV, në “radarin” e Milan
Skuadra italiane, Milan, nuk e ka ndërmend të vazhdoj negociatat me skuadrën ruse Zenit për transferimin e belgut Axel Witsel.
Sipas medieve italiane, ‘Rossonerët’, janë tërhequr nga gara pasi çmimi që kërkon Zenit për të është shumë i lartë.
Kampionët e Rusisë, po kërkojnë 35 milionë euro për yllin belg, shumë e parave që për Milanin duket tepër e lartë.
Pasi kanë hequr dorë nga Witsel, Milani është kthyer në kampionatin holandez ku po mendon për talentin e PSV-së, Adam Maher.
“Kuqezinjtë”, janë duke bërë gati ofertë prej 17 milionë euro për ta bindur skuadrën holandeze të heqë dorë nga ylli i ri i saj.
KOHA JONË SONDAZH

