“Talenti i ditës”, Broja merr elozhe edhe nga mediat në Itali

Faqja e njohur italiane “Tuttomercatoweb”, në rubrikën e saj, “Talenti i ditës”, i ka kushtuar hapësirë sulmuesit shqiptar, që luan për Chelsea-n, Armando Broja. Në shkrimin kushtuar sulmuesit kuqezi, Broja cilësohet si lojtari i cili ka mahnitur trajnerin e bluve të Londrës, Frank Lampard. Karakteristikat e 18-vjeçarit, sipas “Tuttomercatowb”, janë presingu konstant dhe nuhatja e golit.

Amrando Broja cilësohet një futbollist i cili bën progres të vazhdueshëm. Gjithashtu talenti kuqezi, krahas rolit të tij natyral (sulmues qendre), mund të zhvendoset në krah në repartin e avancuar. 18-vjeçari ka vetëm pak muaj që ka firmosur me Chelsea-n, teksa debutimi i tij në Premier League erdhi pikërisht në sfidën kundër Evertonit, e fituar në shifrat 4-0 nga blutë e Londrës.

Firma me skuadrën e parë erdhi falë paraqitjeve pozitive të tij me ekipin e të rinjve. E ardhmja duket premtuese për Armando Brojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?