Talenti i Interit transferohet tek Chelsea, mbushen “arkat” e zikaltërve

Cesare Casadei braktis Interin për t’iu bashkuar Chesea-t. Talenti i zikaltërve kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë, por Chelsea është treguar me aktiv duke shërbimet e 19-vjeçarit.

Drejtuesit e Interit studiuan edhe ofertën e Sassuolos dhe veçanërisht të Nice, por më fund “u dorëzuan” para presionit të bluve të Londrës. Casadei do të firmosë për plot 6 vite me Chesea-n, pra deri në vitin 2028.

Klubi italian do të përfitojë 15 milionë euro plus bonuset (në total mund të shkojë 20 milionë) për kartonin e talentit italian. Zikaltrit përfituan gjithashtu 20 milionë nga shitja e Pinamontit, duke bërë që të përmirësojnë bilancet dhe të mbajnë në ekip Skriniar dhe Dumfries.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?