Talenti i Kombëtares largohet nga Interi për të firmosur për Hannoverin

Ramën Çepele nuk është menduar dy herë për t’u larguar nga Interi. 17-vjeçari, që ishte pjesë e të rinjve te zikaltrit ka pranuar të transferohet tek Hanoveri në Gjermani. Një nga risitë e fundit në Kombëtare ka zgjedhur pikërisht klubin ku Altin Lala u shndërrua në një ikonë.

Çepele do të luajë fillimisht me të rinjtë e Hanoverit, por kalimi tek skuadra e parë është i sigurt dhe këtë e ka pranuar edhe drejtori sportiv i të kuqve, Gerhard Zuber, duke deklaruar se afrimi I lojtarit të talentuar shqiptar konfirmon strategjinë e klubit për të investuar tek të rinjtë. Çepele do ta nisë tek akademia e Hanoverit, por shumë shpejt do të jetë me skuadrën e parë.

Kontrata e firmosur është 2-vjeçare, sepse kur je nën 18- vjeç rregullorja nuk lejon nënshkrimin e një kontrate me kohëzgjatje më shumë se dy vite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?