
Talentet e reja nga Kosova në futboll, janë yjet që po kërkohen tashmë nga ekipet në Europë. Njëri prej tyre është edhe Benjamin Ukaj. Dikur pjesë e FC Prizreni ku dha kontributet në një ekip me synime të larta, ndërsa hapin e radhës ka vendosur që ta bëjë jashtë futbollit kosovar. S.C. Faetano në San Marino është ekipi ku i ri ka bërë transferimin, kjo për të shënuar një hap të madh për një karrierë.