Talenti Karl në telashe pas deklaratës për Realin, Bayerni i del në mbrojtje
Talenti 17-vjeçar i Bayern Munich, Lennart Karl, është vënë në qendër të vëmendjes pas një deklarate që shkaktoi debat në Gjermani. Mesfushori i ri kishte pranuar publikisht se ëndrra e tij është që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit, fjalë që u interpretuan si mungesë respekti ndaj klubit bavarez.
Megjithatë, situata u qetësua shpejt. Karl reagoi në fushë duke shënuar dy gola në miqësoren ndaj Leipzig, të fituar 5-0 nga Bayern, duke treguar se polemikat nuk e kanë ndikuar në performancë.
Edhe drejtori sportiv i Bayern, Christoph Freund, doli në mbrojtje të lojtarit. Ai theksoi se Karl foli spontanisht, si çdo 17-vjeçar, dhe se e kuptoi menjëherë se deklarata e tij mund të ishte keqinterpretuar. Sipas Freund, lojtari kërkoi falje dhe sqaroi se nuk kishte asnjë qëllim të tregonte mungesë respekti ndaj Bayern.
“Lenny ndihet shumë mirë këtu dhe po e shijon maksimalisht këtë përvojë. Si fëmijë është rritur duke parë Real Madridin dhe u përgjigj sinqerisht kur u pyet për klubin e ëndrrave”, u shpreh Freund. Bayern e konsideron çështjen të mbyllur dhe vazhdon të mbështesë rritjen e talentit të ri.
KOHA JONË SONDAZH

