Talenti nga Kosova, Erblin Osmani debuton me ekipin e parë në Bundesligë
Një tjetër talent me rrënjë shqiptare po bën jehonë në arenën ndërkombëtare. Erblin Osmani ka shkruar një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke debutuar në Bundesliga me fanellën e Bayern Munich, vetëm në moshën 16-vjeçare.
Mesfushori defensiv u aktivizua në minutën e 87-të të sfidës ndaj Union Berlin, duke zëvendësuar Leon Goretzka, në një takim që bavarezët e dominuan plotësisht dhe e fituan me rezultatin e thellë 4-0.
Ky debutim vjen pas paraqitjeve shumë të mira të Osmanit në stërvitje me ekipin e parë, ku ai kishte lënë përshtypje të shkëlqyera te stafi teknik. Besimi i trajnerit Vincent Kompany u konkretizua me minuta në fushë, duke i dhënë të riut mundësinë të provojë veten në skenën më të lartë të futbollit gjerman.
Për Osmanin, ky është vetëm hapi i parë në një rrugëtim që premton shumë. Tashmë sfida e radhës mbetet konsolidimi në ekipin e parë të Bayernit dhe shndërrimi i këtij debutimi në një prani të qëndrueshme mes elitës së futbollit evropian.
KOHA JONË SONDAZH

