Talenti nigerian i Skënderbeut Olayinka te Gent i Belgjikës

 

Mediat belge raportojnë se talenti nigerian i Skënderbeut, Peter Olayinka, së shpejti do të kalojë te kampionët e Gent.

 Ai ishte më parë, këtë javë, i lidhur me Zulte Waregem dhe Gent, por ky i fundit, përfundimisht, do të jetë klubi i ri për kampionin e Shqipërisë, Peter Olayinka. Sulmuesi nigerian ishte dje në mbrëmje në tribunë, gjatë ndeshjes Gent – Zulte Waregem, dhe sot kishte në plan të kalonte testet mjekësore në “Buffalo”. Olayinka është 1.88 metra i gjatë dhe këtë sezon shënoi shtatë gola në trembëdhjetë ndeshje me Skënderbeun, në kampionatin shqiptar. Nëse testet mjekësore nuk zbulojë ndonjë gjë të dyshimtë, atëherë Olayinka së shpejti mund të jetë nën kontratë me kampionët e Belgjikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?