Talenti norvegjez prezantohet te skuadra e Milanit

Milan zyrtarizoi dhe prezantoi në kohë rekord talentin norvegjez Jens Peter Hauge, i blerë nga Bodo/Glimt. 20-vjeçari, i cili shkëlqeu në përballjen kundër kuqezinjve të vlefshme për Europa League, ka firmosur për 5 vite në Milano.

Klubi italian ka depozituar 4 milionë euro në arkat e klubit norvegjez, ndërsa futbollistit do t’i ofrohet një pagë prej 1 milion eurosh në vit.

Hauge do të veshë fanellën me numrin 15 dhe do të jetë i gatshëm nga pankina që prej ndeshjes së kësaj të diele, që Milan do të luajë kundër Specias.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?