Talenti Rey Manaj sfidon Roberto Mançinin
Të sfidosh bosin mund të rezultojë një sipërmarrje e rrezikshme por talenti shqiptar Rey Manaj nuk e mendon dy herë. Sulmuesi i lindur në Lushnje e ka pranuar sfidën e trajnerit Roberto Mancini gjatë një seance stërvitore kur numri 1 i stolit zikaltër i bëri një ofertë për ta sfiduar në goditjet në ajër.
18-vjeçari që u rrit në radhët e Cremoneses u shfaq në lartësinë e duhur përballë trajnerit të tij që për më tepër ka një instikt të lindur për gola spektakolarë. Në videon e publikuar nga një faqe e specializuar e Interit, sulmuesi shqiptar arrin të shënojë një gol të mrekullueshëm, por Mancini reagon me një perlë me kokë. Fituesi? Vendoseni vetë…
KOHA JONË SONDAZH

