Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Talenti shqiptari i Bayernit: Synoj të luaj me ekipin e parë, frymëzohem nga Ronaldo

Sporti E enjte, 2 Korrik 2020 13:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marvin Çuni i ka idetë e qarta për të ardhmen. 18-vjeçari dhe aktualisht është pjesë e moshave te gjigantët gjermanë të Bayernit, ku synon që të ngjisë sa më shpejt shkallët e karrierës. Në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” të faqes zyrtare të Federatës “fshf.org”, Çuni tregon për veten dhe për synimet që i ka vënë vetes. 18-vjeçari ka luajtur disa ndeshje me ekipet kombëtare të Shqipërisë, ndërsa ka spikatur me fanellën kuqezi.

Si lindi dëshira dhe pasioni për futbollin?

Dëshira për të luajtur futboll ka nisur që në moshën 3-vjeçare. Shikoja vëllanë tim më të madh dhe babain teksa stërviteshin bashkë dhe më pas babai nisi të stërvitej dhe me mua. Ai është shumë i lidhur me këtë sport, pasi ka luajtur vetë futboll dikur. Unë gjithmonë e kisha një top me vete kudo që shkonim, familja ime është shumë sportive.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Ka qenë pikërisht babai im, ai ka qenë trajneri im i parë. Familja më ka mbështetur shumë në këtë rrugëtim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si stërvitesh, si punon? Na trego një ditë tënden të zakonshmen me futbollin?

Stërvitem dy herë në ditë. Në mëngjes bëjmë fitnes dhe ushtrime atletike, ndërsa pasdite bëjmë një seancë të plotë stërvitje me ekipin. Edhe ditët e pushimit unë i shfrytëzoj për t’u stërvitur. Aktualisht jemi pa aktivitete për shkak të pandemisë Covid-19, por unë po stërvitem shumë që të jem në formë për sezonin e ri.

Mund t'ju interesojë

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Maran: Ndaj Finlandës futemi për të shënuar, do të japim gjithçka në fushë!

Para 9 orësh
Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Ismajli e thotë hapur: Sylvinho luante për të mos pësuar, Maran për të sulmuar

Para 9 orësh
Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Pato kujton periudhën te Milani: Berlusconi më tha duhet të vish në shtëpinë time …!

Para 10 orësh

Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

Suksesi nuk është gjithmonë ai që të tjerët shohin. Do të duhet të sakrifikosh të gjithë kohën e lirë. Më mbetet shumë pak kohë për familjen dhe miqtë e mi. Nuk mund të qëndroj jashtë për shumë orë pasditeve, pasi të nesërmen në mëngjes duhet të paraqitem në stërvitje.

Më parë, zakonisht ishin prindërit që më shoqëronin për në stërvitje me makinë pas punës, por ishte stresuese. Tani për fat të mirë mund t’i jap vetë makinës. Për t’u bërë një futbollist i mirë duhet të sakrifikosh shumë kohë, duhet të jesh gati në aspektin psikologjik dhe duhet të kesh durim. Sidoqoftë, asnjëherë nuk jam penduar për çdo sakrificë dhe jam i fiksuar pas realizimit të ëndrrës sime për t’u bërë futbollist profesionist.

Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Synimi im është të kaloj në skuadrën e parë të Bayernit ose të luaj në ligën e parë. E njëjta gjë edhe për Kombëtaren, synoj të luaj në skuadrën e parë dhe jam gati të punoj shumë për t’ia arritur. E di që konkurrenca është shumë e fortë, por jam gati të matem me të gjithë në fushën e lojës.

Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Kombëtarja shqiptare ka një skuadër shumë të fortë dhe futbollistë mjaft të mirë. Ka aq shumë lojtarë të cilët mund t’i përmendja dhe që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar. Gjithsesi, modeli i lojtarit të cilit i jam referuar gjithmonë është Cristiano Ronaldo.

Etiketat e lidhura

Bayern Munichklubi gjermantalenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.