Talentit Dionis Avdiaj i mjafton një ndeshje, gol me Shturm Grac në debutim

Talentit nuk i duhet shumë kohë të tregojë veten se kush është në të vërtetë. Mjafton që atij t’i jepet shansi.  Vetëm pak ditë pas transferimit nga Shalke 04’ te ekipi austriak i Shturmit të Gracit, në formën e huazimi, Dionis Avdijaj arrin të shënojë gol, me skuadrën e re. Sulmuesi 18-vjeçar realizoi golin e katërt në fitoren, 4-0, të Shturm Grac, në miqësore me Kalsdorf, ekip i ligën rajonale. Lojtarit që i është bërë një ofertë kuqezi për të ardhmen dhe vlerësohet për nga mosha që ka si një ndër më të talentuarit e momentit, Avdijaj, u gjend në kohën dhe vendin e duhur në fund të ndeshjes miqësore duke realizuar golin e parë në Austri. Shalke 04, skuadra gjermane e huazoi atë për 18 muaj në kampionatin austriak për të fituar eksperiencë. Në marrëveshjen me palëve ekziston një klauzolë sipas të cilës nëse Avdijaj shpërthen gjatë pjesës së dytë sezonit mund të rikthehet menjëherë te skuadra gjermane. Abdijaj prej kohësh është në fokusin e Federatës Shqiptare të Futbollit, por deri tani ka refuzuar ftesën për të luajtur me përfaqësueset e moshave, pasi dëshiron të grumbullohet direkt në ekipin e parë të Gianni de Biasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?