Tamponi i mbante në Milano, yjet e Interit marrin lejen për të shkuar në kombëtare
Më në fund vjen një lajm i mirë nga Interi. Ditën e sotme nuk ka patur asnjë lojtar të infektuar me Covid-19 dhe ka qenë vetë klubi që ka konfirmuar lajmin. Megjithatë, virusi vazhdon të qëndrojë tek ata, pasi një pjesëtar i stafit teknik fatkeqësisht ka rezultuar pozitiv.
Menjëherë pas lajmit, autoritetet shëndetësore të Milanos (ATS) i kanë dhënë dritën jeshile lojtarëve joitalianë për t’iu bashkuar ekipeve të tyre kombëtare, edhe pse ishin po ato që i vendosën një karantinë 14-ditore të gjithë ekipit të Interit.
Kështu, Romelu Lukaku, Christian Eriksen, Andrei Radu, Achraf Hakimi, Marcelo Brozovic, Ivan Perisic dhe Mialn Skriniar mund t’iu bashkohen normalisht ekipeve të tyre. Fillimisht ATS kërkoi që lojtarët vetëm të udhëtonin, të merrnin pjesë në stërvitje, por jo të luanin në ndeshje. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga presionet e Federatave, të cilat kërkojnë që lojtarët të luajnë dhe në ndeshje.
Ndërkohë, situata vazhdon të mbetet e paqartë me lojtarët italianë që janë thirrur nga Roberto Mancini. Stefano Sensi, Nicolo Barella dhe Alessandro Bastoni kanë vijuar të qëndrojnë të izoluar në Appiano Gentile dhe po presion në lajmërimin e radhës nga autoritetet shëndetësore. /abcnews.al