Tango argjentinase/ As me Higuain as me Dybala-n, Ronaldo kërkon ta “kërcejë” me Icardin

Dybala, Higuain, Icardi. Tre tre janë sulmues të një nga gjeneratave më të mira amerikano-jugore dhe të destinuar për të lënë gjurmë në Torino. Cili nga të tre do të kërcejë tangon me Ronaldon? Kjo është padyshim një nga misteret e kësaj vere.

 

Cristiano ka votuar për Icardin, sulmuesin të cilin Juventusi e kërkon me ngulm gjatë kësaj vere. Sarri po mendon se si mund të funksionojë kjo dyshe. Bomberi i Inerit do të ishin një risi e madhe këtë verë, ndërkohë që dy sulmuesit e tjerë argjentinas nuk kanë mundur që të përshtaten me portugezin deri më tani.

Në Madrid, në 4 sezone, CR7 preferonte më shumë Benzeman duke injoruar Higuain, teksa më pas presidenti Perez e shiti te Napoli. Kopja ka një korrikulum prej 177 golash së bashku, 65 për Higuain dhe 112 për Ronaldon. Sezonin e fundit dyshja me Dybala-n nuk është se funksionoi shumë mirë, pasi “La Joya” gjeti vetëm 4 herë rrugën e rrjetës ndërkohë që portugezi 16 në ndeshjet që luajtën së bashku. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP