Tarashaj kundër De Biasit: Duhet ti vijë turp

 

Shani Tarashaj nuk e ka vonuar replikën e tij ndaj trajnerit të kombëtares Gianni de Biasi. Djaloshi që aktivizohet me Grashopersin në Zvicër ëshët treguar i ashpër duke deklaruar se teknikut të kombëtares shqiptare duhet ti vijë turo për fjalët që ka thënë dhe se De Biasi nuk mund të jetë kurrë më shqiptar se ai.

“Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë, por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian. De Biazi nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë, pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndalojë askush fanellën e Shqipërisë apo Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuajë një italian”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të skuqet ai për ato fjalë të pavërteta që ka thënë, duhet t’i vijë turp nga vetja e tij me se ja ka thyer zemrën një djali të ri shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ishte një pjesë e deklaratës  së fortë që Shani Tarashaj ka lëshuar kundër fjalëve të trajnerit De Biasi. Tekniku italo-shqiptar para disa ditësh u shpreh për të përditshmen zvicerane “Blick” se dera e kombëtares për Tarashajn është e mbyllur pasi sipas de Biasit , futbollisti nuk ka shprehur menjëherë dëshirën për të qënë pjesë e kuqezinjve. Një betejë mediatike që ndoshta nuk do të mbyllet këtu, por për momentin e sigurt ëshët që Tarashaj nuk do të jetë pjesë e kombëtares për sa kohë ën stol do të qëndroj Giiani de Biasi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?