Tare bën gati goditjen e radhës, synon legjendën Luka Modric

Luka Modric, mund të jetë goditja e parë e bujshme në merkaton e verës për Milanin e ri të drejtuar nga Massimiliano Allegri. Mesfushori kroat i ka dhënë lamtumirën stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe pritet që pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube të largohet përfundimisht nga Real Madridi, duke hapur rrugën për një aventurë të re në fundin e karrierës së tij të lavdishme.

Një nga opsionet më intriguese për Modric është pikërisht Milani, një klub që ai e ka ndjekur dhe dashur që në fëmijëri, i frymëzuar nga legjenda kroate Zvonimir Boban.

Kjo dashuri për ngjyrat kuqezi mund të ndikojë në zgjedhjen e 38-vjeçarit, i cili synon të qëndrojë aktiv deri në Kupën e Botës 2026. Sipas burimeve pranë klubit, drejtori sportiv Igli Tare po shqyrton seriozisht mundësinë për të bindur Modric-in t’i bashkohet projektit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse transferimi realizohet, Modric do të përfaqësonte jo vetëm një përforcim cilësor për mesfushën, por edhe një sinjal të fortë për rikthimin e ambicieve të mëdha në “San Siro”. Pas firmës me Allegrin, kjo mund të jetë hapi i parë drejt ndërtimit të “Milanit të ëndrrave” nga Igli Tare.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tare bën gati goditjen e radhës, synon legjendën Luka Modric

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?