Tare bën lëvizjen e parë, Reijnders zyrtarizohet te Manchester City

Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e mesfushorit holandez Tijjani Reijnders nga Milan, duke shënuar kështu edhe marrëveshjen e parë të rëndësishme në merkato për drejtorin e ri sportiv të “qytetarëve”, Igli Taren.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Milanit në rrjetet sociale, ku u njoftua finalizimi i transferimit. “Djalli” përfiton 55 milionë euro në kesh nga kjo lëvizje, ndërsa me bonuset e përfshira në marrëveshje, shifra mund të arrijë deri në 70 milionë euro.
Kjo shumë konsiderohet një injektim i rëndësishëm financiar për strategjinë e merkatos që Tare po ndërton te City, duke i dhënë më shumë hapësirë për të vepruar në afrimet e radhës.
Reijnders do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Pep Guardiolës dhe pritet të fillojë stërvitjen me ekipin në ditët në vijim.