FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare bën planin për të rrëmbyer Kumbullën, ofron dy shqiptarë

Marash Kumbulla është një nga emrat më të kërkuar këtë verë teksa Lazio nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij nga Serie A. Mbrojtësi shkodran ndiqet nga shumë klube të mëdha si Juventusi, Interi, Napoli, Manchester Unitedi dhe Chelsea. Skuadra e Lazios dhe drejtori i tyre sportiv, shqiptari Igli Tare nuk duan të lejojnë transferimin e Kumbullës diku tjetër, por vetëm në “Olimpico”.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, ky cilësohet si një mision i pamundur për shkak të kostos dhe konkurrencës së fortë, por merkato ofron çudira dhe surpriza. Tare e di vlerën e 20-vjeçarit, por është i gatshëm për të marrë rreziqe për të pasi synon të ndërtojë një mbrojtje shumë të fortë për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Veronës, Setti kërkon 35 milionë euro, por mund të heqë dorë prej Kumbullës edhe me përfshirjen e ndonjë futbollisti në tratativa.  Drejtori sportiv i Lazios, Tare është i gatshëm të bëjë një shkëmbim shqiptarësh pasi ka dy emra në listë për t’i ofruar në këmbim.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pari është mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi, i kthyer nga huazimi te Nice, ndërsa i dyti është ylli i Kosovës, Valon Berisha, i cili në verë do të kthehet nga përvoja në Fortuna Dusseldorf. Të dy lojtarët shqiptarët vlerësohen rreth 7 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 28 milionë eurosh duhet të paguhet me para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që pak ditë më parë u përfol për një akord me Juventusin për futbollistin shqiptar, por për ta vërtetuar duhet pritur hapja e merkatos. Në anën tjetër edhe Interi që nga janari po tenton me të gjitha mënyrat që të bind Veronën për ta lënë të lirë Kumbullën. Do të jetë vetë futbollisti i talentuar që do të zgjedhë destinacionin e tij të radhës, që me shumë mundësi do të jetë sërish në Itali. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?