Tare flet për transferimin e Kean dhe rinovimin e Modric

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka deklaruar se aktualisht nuk është koha për të diskutuar për lëvizjet në merkato, duke theksuar se përqendrimi i skuadrës duhet të jetë te ndeshjet e radhës.

Në një prononcim të fundit, Tare u ndal edhe te zërat për një transferim të mundshëm të sulmuesit Moise Kean.

“Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani. Duhet të fokusohemi te fitorja sonte ndaj Lazios, sepse diferenca në renditje është ende e madhe. Duhet ta marrim kampionatin ndeshje pas ndeshjeje, pasi është një garë plot surpriza”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket së ardhmes së mesfushorit kroat Luka Modric, Tare bëri të ditur se ekziston mundësia e rinovimit të kontratës edhe për një sezon tjetër, por theksoi se vendimi përfundimtar do të merret nga vetë lojtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?