Tare: Fullkrug na ka befasuar, do të na ndihmojë për objektivat tanë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, foli për mediat pak para përballjes në transfertë ndaj Cagliarit, duke u ndalur te afrimi i ri në sulm dhe te zërat që qarkullojnë rreth skuadrës.

“Me Fullkrug u lëviz në kohën e duhur. Pas dëmtimit të Gimenez na mungonin disa karakteristika dhe kemi qenë të zotë ta afrojmë. Është një lojtar që sjell shumë fizik, prezencë në zonë dhe entuziazëm. Të gjithë jemi të befasuar nga gjendja e tij fizike dhe jam i bindur se do të na ndihmojë për objektivat tanë,” u shpreh Tare.

Ai komentoi edhe spekulimet për Nkunkun, duke i hedhur poshtë zërat për një largim. “Ka shumë aludime në këtë periudhë, por lojtari nuk është vënë asnjëherë në diskutim. Po kompleton përshtatjen me ekipin dhe në muajt e fundit ka treguar përmirësime. Shpresojmë që dopieta t’i japë besim, sepse ne besojmë tek ai.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket merkatos në mbrojtje, Tare u shpreh i qetë. “Jemi të kënaqur me mbrojtësit që kemi, kanë bërë një kampionat shumë të mirë. Nëse shfaqet ndonjë mundësi që mund të ndihmojë skuadrën, do ta vlerësojmë, por aktualisht jemi mirë kështu,” përfundoi drejtuesi kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?