Tare: I befasuar nga ambientimi te Milani, ja si e binda Allegrin

Tare: I befasuar nga ambientimi te Milani, ja si e binda Allegrin

Ish-sulmuesi i njohur shqiptar, Igli Tare, tashmë në rolin e drejtuesit te Milan, ka nisur me vrull ndërtimin e një skuadre të re, në bashkëpunim të ngushtë me trajnerin Massimiliano Allegri. Edhe pse në detyrë prej pak kohësh, Tare ka treguar një përshtatje të shpejtë dhe efikase me ambientin kuqezi, duke theksuar se organizimi dhe mbështetja që ka gjetur te klubi kanë qenë vendimtare për të nisur me sukses këtë projekt të ri.

“Jam i befasuar pozitivisht nga mënyra si funksionon kjo shoqëri. Si unë, ashtu edhe trajneri, jemi vendosur në kushte ideale për të ndërtuar një projekt serioz. Sigurisht që rruga është e gjatë, por kemi nisur me hapa të sigurt”, u shpreh Tare gjatë një interviste në një eveniment sponsorizues.

Drejtuesi kuqezi ndaloi edhe te prapaskenat e rikthimit të Allegrit në stolin e Milanit, duke zbuluar detaje nga bisedimet vendimtare:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Na duhej një përgjigje e menjëhershme nga një trajner me përvojë dhe mentalitet fitues. Së bashku me Furlanin, shkuam në Lugano për të biseduar me Allegrin. Në ato pak orë kuptuam se ndajmë të njëjtin vizion dhe entuziazëm. Ishte e qartë që jemi në të njëjtën gjatësi vale për të ndërtuar një Milan konkurrues”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tare dhe Allegri duket se kanë gjetur një bashkëpunim të fortë që synon ta rikthejë Milanin në majat e futbollit italian dhe europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?