Tare kërkon Gashin, Lacios i duhet t’i paguajë 8 mln euro Basel

Kombëtarja Shqiptare po rritet nga loja dhe rezultatet e fundit, falë disa lojtarëve të talentuar dhe me të ardhme të sigurtë. Por ajo edhe të rrit, dhe kjo po vërtetohet më së miri me lojtarin kuqezi të Basel, Shkëlzen Gashi, që  është në fokus të disa ekipeve të mëdha evropiane. Ish-lojtari i kombëtares sonë, Igli Tare që prej katër sezonesh është drejtor sportiv i Lacios në Seria A, nuk mund të lërë jashtë vëmendjes futbollistët më të mirë kuqezi. Pas kapitenit Lorik Cana, dhe portierit Etrit Berisha, radhën e ka një tjetër lojtar i dalluar dhe më në formë për kombëtaren tonë. Lacios ka nisur që tani punën për ta shkëputur nga Baseli shënuesin e golit të fitores në ndeshjen kundër Armenisë.  Kontaktet mes palëve nisën që gjatë merkatos së verës pasi Gashi konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për projektin e Piolit për shkak se ai mund të mbulojë disa pozicione në repartin e avancuar. Në fund të qershorit, Baseli arriti ta shkëpuste sulmuesin nga Grasshoppers duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2018, por 20 golat e shënuar deri në këtë pikë të sezonit kanë vënë në lëvizje bardhkaltërit. Sipas faqes së specializuar "Lalaziosiamonoi.it", Tare është takuar me të atin që është njëkohësisht edhe agjenti i lojtarit dhe një fakt që i shtyn bisedimet në rrugë të mbarë është se Gashi ka pasaportë zviceriane dhe mund të luajë si komunitar. Gjithsesi, një nyjë e vështirë për t’u zgjidhur mbetet vlera e kartonit të lojtarit pasi Baseli nuk kërkon ta lejë të lirë për më pak se 8 milionë Euro. I lindur në Zvicër, 26-vjeçari e nisi karrierën mes të rinjve të Grasshoppersit dhe Zyrihut.  Në vitin 2012, Gashi debutoi në Kategorinë e Parë, ndërsa vitin e shkuar fitoi çmimin "Lojtari i Vitit" në Zvicër. Gjatë këtij sezoni, Gashi ka shënuar 18 gola në 22 ndeshje të luajtura në kampionat, 1 në Kupën e Zvicrës dhe 1 në UEFA Champions League kundër Ludogorets. Gashi realizoi golin e fitores për kuqezinjtë, 2-1, në ndeshjen e fundit kualfikuese Euro 2016, ndaj Armenisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?