FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare nuk dorëzohet: Sezoni duhet të mbyllet për respekt të të vdekurve

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka dhënë një intervistë për kanalin gjerman “Sport 1”, ku përveç situatës së vështirë që po kalon Italia, ka theksuar rëndësinë që sezoni sportive të shkojë deri në fund.

“Është ende herët për të folur, por numri i të prekurve po bie ndjeshëm. Unë dua që sezoni të shkojë deri në fund, edhe në respekt të atyre që humbën jetën, por edhe të të gjithë tifozëve italianë. Jam tërësisht kundër anulimit të sezonit, pasi kështu do të rrezikohej kolapsi i sistemit të futbollit, duke qenë se shumë klube përballojnë shpenzimet në bazë të të ardhurave nga e drejta televizive

Është një situatë nga e cila duam të gjithë të dalim sa më shpejt dhe t’i rikthehemi normalitetit. Lojtarët mezi presin të rinisin stërvitjen, ndonëse do t’ju duhet të gjejnë formën më të mirë brenda një kohe te shkurtër”, u shpreh Igli Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?