Tare nuk heq dorë nga Gjimshiti, ka gati planin për ta rrëmbyer nga Atalanta

Tare nuk heq dorë nga Gjimshiti, ka gati planin për ta rrëmbyer nga Atalanta

Merkato verore është në kulmin e saj dhe Milani, nën drejtimin e drejtorit të ri sportiv Igli Tare dhe trajnerit Massimiliano Allegri, po lëviz me vendosmëri për të forcuar skuadrën. Një nga emrat më të përfolur për repartin defensiv është ai i Berat Djimsitit, qendërmbrojtësit të Atalantës, interesim që është konfirmuar edhe nga gazetari i njohur i merkatos, Nicolo Schira.

Tare, i njohur për aftësinë e tij në zbulimin e talenteve dhe ndërtimin e skuadrave konkurruese, e sheh Gjimshiti, si një profil që përputhet plotësisht me filozofinë e Milanit të ri. Mbrojtësi 31-vjeçar ka vite eksperiencë në Serie A dhe është bërë një shtyllë e prapavijës së Atalantës. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës në një mbrojtje me katër ose si në një mbrojtje me tre, fleksibilitet që i pëlqen shumë Allegrit.

Gjimshiti njihet për fizikun e tij të fortë, aftësinë në duele ajrore dhe vendosjen e saktë në fushë. Edhe pse nuk është ndër më të shpejtët, inteligjenca taktike dhe leximi i lojës e bëjnë të vështirë për t’u mposhtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Atalanta e vlerëson lartë lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2026. Megjithatë, dëshira e mbrojtësit për të veshur fanellën kuqezi dhe për të punuar me Allegrin mund të jetë një faktor vendimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?