Tare: Shqipëria fiton në tribuna
Ish-sulmuesi i skuadrës sonë Kombëtare, Igli Tare aktualisht drejtor teknik te skuadra e Lacios në Seria A, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kombëtares sonë dhe asaj të Francës.
Në një deklaratën e dhënë për prestigjiozen franceze “L’Equipe”, Tare ka thënë se në ndeshjen ndaj Francës Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë në aspektin taktik dhe e bëri Francën që të vuante.
Ai gjithashtu ka thënë se ekipi i drejtuar nga Dechamps nuk bind në fushë. Ish-kapiteni ka edhe një mesazh për tifozët. “Shqipëria gjithmonë fiton në tribuna, pasi ka tifozë të shkëlqyer që e mbështesin gjithmonë”, ka thënë Tare.
KOHA JONË SONDAZH

