Taulant Seferi realizon në Ukrainë, një gol spektakolar që vlen tri pikë

Taulant Seferi i ka dhënë sot fitoren skuadrës së Vorskla Poltavës në kampionatin ukrainas, për të mbajtur skuadrën e tij në mesin e tabelës dhe për të përmirësuar statistikat e tij personale në këtë edicion.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të ndeshjes së sotme të luajtur në transfertë ndaj Çernomorets Odesa, për t’i dhënë skuadrës së tij tre pikë shumë të vlefshme për renditjen e kampionatit.

Ai mori topin në të majtën dhe pasi shkopi në qendër, gjeti hapësirën që me një gjuajtje të befasishme të çonte topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?