Taulant Xhaka: Mungesa e Mvaraj? Është Arlind Ajeti gati ndaj Armenisë
Kuqezinjtë kanë vijuar edhe sot ditën e 5-të të përgatitjeve në Durrës, në vigjilje të ndeshjes së katërt kualifikuese ndaj Armenisë, e vlefshme për finalet e Europianit “Francë 2016”. Dy ditë para ndeshjes së shumëpritur nga tifozët. Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj pas seancës së paradites së sotme, flasin mbi ndeshjen e së djelës në mbrëmje, ndaj armenëve.
Taulant Xhaka
Taulant Xhaka, futbollisti i Basel në Zvicër, shfaqet optimistë për fitore, por thotë se edhe barazimi nuk mund të konsiderohet rezultat negativ. Mesfushori zviceran Xhaka u shpreh se kuqezinjtë nuk duhet të udhëhiqen nga euforia, pasi edhe barazimi është rezultat i pranueshëm. “Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, ku sigurisht do të kërkojmë fitoren për të rritur shanset tona për në Europian. Por dhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq për ne, sepse sërish do të kishim shanse për t’u kualifikuar”, – u shpreh Xhaka. Për mungesën e mundshme të mbrojtësit Mërgim Mavraj, i dëmtuar, Xhaka theksoi se Arlind Ajeti ka aftësi që ekipi ynë përfaqësues të mos e ndjejë mungesën e Mavrajt. – “Arlindi është një mbrojtës i ri dhe shumë i fortë. Unë kam shumë besim tek ai se do ta zëvendësojë më së miri Mavraj”, – vijoi Xhaka.
Ledian Memushaj
Futbollisti tjetër kuqezi, Ledjan Memushaj tha se për të nuk ka rëndësi pozicioni ku luan, por fitorja ndaj armenëve. Sipas futbollistit të Pescara në Serbia B, një futbollist duhet të luaj aty ku ka më shumë nevoje skuadra. – “Parapëlqej më shumë te luaj me një mesfushë me tre, pra në pozicionin që po provon De Biasi. Gjithsesi, pozicioni nuk ka rëndësi, po ashtu luaj apo nuk luaj unë, rëndësi ka që ne të marrim fitoren. Duhet të japim të gjithë maksimumin në fushë, pasi Armenia nuk është një skuadër e lehtë për t’u mundur”, – u shpreh Memushaj.
KOHA JONË SONDAZH

