Taulant Xhaka reagon pas vendimit të Hagës: Liria e tyre është nderi ynë
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime edhe nga figura të njohura të sportit shqiptar.
Mes tyre është edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, i cili ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas vendimit të gjykatës.
Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në të shkruhet: “Mos e Harroni Historinë!”, “JO NË EMRIN TIM” dhe “Liria e tyre është nderi ynë”.
Më pas, ish-futbollisti kuqezi ka publikuar edhe një imazh të Kadri Veselit, të shoqëruar me mesazhin: “Gjithmonë me ju”.
Reagimi i tij ka shkaktuar diskutime në rrjetet sociale dhe vëmendje edhe në mediat serbe, disa prej të cilave e kanë cilësuar postimin si “skandal”.
Ky reagim vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila shpalli fajtorë ish-drejtuesit e UÇK-së dhe caktoi dënime me burgim.
Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka përfaqësuar për vite Kombëtaren shqiptare. Vëllai i tij, Granit Xhaka, ka zgjedhur të luajë për Zvicrën. Dy vëllezërit kanë qenë edhe bashkëlojtarë te Baseli.

KOHA JONË SONDAZH
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 3803

