Taulant Xhaka: Redi Jupi nuk di gjë fare, pse unë zgjodha Shqipërinë

 

Shqipëria për herë të parë siguroi kualifikimin në Europian. Pas deklaratës së Redi Jupit se Lorik Cana dhe Taulant Xhaka kanë zgjedhur Shqipërinë në momentin që nuk kanë pasur alternativë tjetër për të luajtur, ka reaguar futbollisti i Bazel për këtë çështje.

Mesfushori i skuadrës zvicerane ka sqaruar edhe një herë zgjedhjen e tij në kundërpërgjigje me akuzën e bërë nga kreu i pankinës së skuadrës kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jupi nuk di asgjë sesi kam ardhur unë te Shqipëria. Nuk e kam pritur Zvicrën për asnjë moment. Megjithatë, dua vetëm të rikujtoj për këdo që nuk e di situatën time se në atë sezon që kam zgjedhur Shqipërinë, kam luajtur me Bazelin në Champions. Kam qenë në një formë mjaft të mirë”, ka deklaruar Xhaka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej disa sezonesh, Xhaka me paraqitjet e tij është një ndër lojtarët kryesorë të skuadrës zvicerane. Gjithashtu, ai është edhe një nga shtyllat e ekipit tonë kombëtar.

“Kam luajtur dhe do të vazhdoj të luaj ku të jetë nevoja e skuadrës, pa diskutuar nëse bëhet fjalë për mesfushë apo mbrojtje. Jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe gjithashtu përballë çdo kundërshtari kur jam në fushën e lojës. Për mua ky trajner është shumë i mirë”, vijon futbollisti i kampionëve në fuqi të kampionatit helvet.

Megjithatë, për momentin, është shqiptari tjetër i Bazelit, ai që është bërë çështje. Në lidhje me Shkëlzen Gashin, Xhaka përgjigjet shkurt: “Nuk më takon mua që të flas për zgjedhjet e trajnerit në lidhje me lojtarët që ai aktivizon apo jo”.

Taulanti tregon edhe ndjesinë e të vëllait për kualifikimin e Shqipërisë. “Graniti është shumë i lumtur që Shqipëria do të jetë në Europian. Madje, ne tashmë do të jemi vëllezërit e parë që do të luajnë në një kompeticion të tillë (më parë kanë luajtur vëllezërit Boateng në Botëror)”, përfundon mesfushori i Bazelit dhe Kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?