Taulant Xhaka refuzon ftesën e kombëtares shqiptare
Ka një çështje te kombëtarja shqiptare në prag të dy ndeshjeve ndaj Andorrës dhe Francës dhe protagonist është sërish, Taulant Xhaka. Mesfushori kuqezi ka refuzuar ftesën e trajnerit Reja dhe nuk është paraqitur në grumbullim.
Futbollisti ka dhënë justifikimin se ka pësuar një dëmtim me Bazelin. Gjë e cila dukshëm ka lënë një shije të hidhur te stafi i kuqezinjve, shkruan “Panorama Sport”.
Situata mes palëve, duket të jetë “ftohur” aq shumë,. saqë stafi i Kombëtares nuk ka dhënë as shpjegim për lojtarin, për mungesën e tij dhe as ka njoftuar nëse do të ketë një tjetër që do të afrohet apo jo.
Kjo sjellje e Xhakës, lidhet me ftesën që i ka shkuar mesfushorit. Fillimisht ai është programuar për listën në pritje.
Ky rast i përsëritur, mesfushorit të Bazelit duket se i ka sjellë një irritim, i cili e ka konsideruar mungesë vlerësimi këtë trajtim nga Kombëtarja, ndaj dhe ka ardhur refuzimi i ftesës.