Taulant Xhaka rinovon me Basel, deri në 2018!
Taulant Xhaka do të mbetet tek FC Basel, duke i dhënë fund dilemës dhe spekulimeve të merkatos, teksa kërkohej nga klube të ndryshme si Beshiktashi në Turqi, madje edhe Milan në Seria A. Futbollisti i kombëtares sonë, Xhaka (22 vjeç) dhe FC Basel kanë arritur marrëveshjen mes tyre, duke zgjatur kontratën që skadon në verë të vitit 2018. Kontrata e lojtarit të kombëtare shqiptare shkon deri më 30 qershor 2018, ndërkohë që ai ishte prej pesë vitesh në kontratë me ekipin më të mirë zviceran. Xhaka që nga 2011 aktivizohet me ekipet e ligës së parë zvicerane. Nga janari 2012 deri qershor 2013 ai luajti në formë huazimi me Grashopers për t’u rikthyer tek Basel, me të cilën rinovoi së fundmi kontratën. Pak muaj më parë, Taulant Xhaka zgjodhi të luante me kuqezinjtë e Gianni de Biasi.
KOHA JONË SONDAZH

