Të fejohesh në fushë, që të refuzosh luksin!
Ndodh të fejohesh edhe në fushë. Dhe ka ndodhur në Rusi. Skuadra e kampionatit rus, Rostov ka arritur fitoren e katërt radhazi në kampionat, por për yllin dhe futbollistin kryesor të kësaj skuadre, Ivan Novoseltsev fitorja e fundit ndaj Torpedos do të jetë e paharruar në jetë, sepse vetë ai kishte përgatitur një super-surprizë për njeriun që dashuronte. Pamjet që jepen nga televizioni rus përkojnë me momentin kur futbollisti Ivan Novoseltsev pas ndeshjes, i propozoi në fushë të dashurës së tij, basketbollistet së njohur, Katerina Keyru, ku në prani të shokëve të skuadrës i dha edhe unazën e fejesës. Ajo e pranoi menjëherë propozimin e tij dhe me një puthje në fushë e shpallën zyrtarisht fejesën. Edhe pse binte shi brenda në stadium, pas ndeshjes, një diçka fantastike, si një version tepër simpatik zgjedhur nga futbollisti rus, duke iu larguar klisheve të ceremonive mondane në vende luksi, por zgjodhi fushën. Dhe ashtu i larguar nga shiu dhe nën djersën sportive nxjerr unazën, e vë në gishtin e së fejuarës dhe nuk kursen kurrsesi të puthurën e gjatë nën sfondin e duartrokitjeve të shokëve. Rast rus, por që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së medias botërore.
KOHA JONË SONDAZH

