Të gjitha grupet e “Rusia 2018”, Shqipëria “në ferr apo në parajsë” me Italinë e Spanjën
Shqipëria do të jetë në Grupin G për kualifikimet për Kupën e Botës “Rusia 2018” dhe do të ketë përballë Spanjën, që u shkurorëzua si kampione bote vetëm pas finaleve të fundit Brazil 2014. Po ashtu edhe Italinë, që shihet gjithmonë si favorite e turneut dhe rrallë mbetet jashtë finaleve.
Kësisoj, ëndrra e Shqipërisë për një kualifikimin të mundshëm edhe pse në short ndodhej si asnjëherë tjetër në vazon e tretë, ka marrë një goditje të rëndë nga goglat, pasi suksesi në përballje me dy kundërshtarët shihet gati i pamundur, ndërsa për tifozët do të jenë mundësi e mirë të shohin yjet të klasit botëror në vendin tonë.
Tashmë dihen të gjithë kundërshtarët në 8 grupet kualifikuese për Kupën e Botës Rusia 2018.
Shqipëria do të luaj në Grupin G së bashku me Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtajnin, Italinë dhe Spanjën.
Grupi më i vështirë do të jetë Grupi A, aty ku do të jenë skuadrat e mëdha Holanda, Franca dhe Suedia.
Kampioni i Botës, Gjermania është në Grupin C, së bashku me Çekinë, San Marino, Azerbejxhani, Norvegjia, Irlanda e Veriut.
Kujtojmë se 9 kombëtare do të kualifikohen direkt si kryesuese të grupeve, 4 nga play-offi dhe Rusia si mikpritëse, që do të thotë se nga Evropa do të jenë 14 kombëtare në Kupën e Botës.
Grupet kualifikuese “Rusia 2018”
Grupi A: Luksemburgu, Bjellorusia, Bullgaria, Suedia, Franca, Holanda
Grupi B: Andora, Letonia, Ishujt Faroe, Hungaria, Zvicra, Portugalia
Grupi C: San Marino, Azerbejxhani, Norvegjia, Irlanda e veriut, Çekia, Gjermania
Grupi D: Gjeorgjia, Moldavia, Republika e Irlandës, Serbia, Austria, Uellsi
Grupi E: Kazakistani, Armenia, Mali i Zi, Polonia, Danimarka, Rumania
Grupi F: Malta, Lituania, Sllovenia, Skocia, Sllovakia, Anglia
Grupi G: Lihtenshtajni, Maqedonia, Izraeli, Shqipëria, Italia, Spanja
Grupi H: Qipro, Estonia, Greqia, Bosnja, Belgjika
Grupi I: Finlanda, Turqia, Ukraina, Islandë, Kroaci
KOHA JONË SONDAZH

