FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të gjithë të çmendur të Kumbullën, ja skuadrat e mëdha që kishin “spiunë” në Bentegodi

Marash Kumbulla mbrëmjen e djeshme zhvilloi ndeshjen më të mirë të karrierës së tij. Në ditën kur mbushi 20 vjeç, mbrojtësi shkodran spikati ndaj Juventusit duke qenë më i miri në fushë në fitoren 2-1 të Veronës.

Në “Bentegodi” ndërkohë ishin shumë skuadra të mëdha që kihsin dërguar skaut për të parë super ndeshjen e mbrojtësit të kombëtares sonë ndaj yjeve si Ronaldo, Higuain apo Dybala.

“Tuttosport” raporton se në stadium ishin të pranishëm përfaqësues nga Manchester United, Manchester City, Borussia Dortmund, Frankfurt, të gjithë me synimin për të parë Kumbullën. Gjithsesi kjo është vetëm lista nga skuadrat jashtë Italisë, pasi nga Seria A, Fiorentina, Napoli dhe Inter kishin vëzhguesit e tyre si në çdo ndeshje, ndërkohë që edhe Juventusi gjithashtu e ka kërkuar me ngulm talentin shkodran. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?