Të përulur drejt kualifikimit historik, Gianni de Biasi çuditet me serbët

Shqipëria dëshiron të kualifikohet në finalet “Euro 2016”. Janë fjalët trajnerit kuqezi Gianni De Biasi, për mediat italiane, pas fitores 2-1 me Armeninë.  – “Qëllimi ynë është që të mbetemi të përulur, për të vazhduar ëndrrën tonë të kualifikimit deri sa matematika nuk do të na tregojë të kundërtën. Kohët e fundit ka disa shenja pozitive që besoj se e afrojnë kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit”. Trajneri de Biasi ka qenë në fokus të medieve italiane, mbi suksesin e fundit në stolin kuqezi, ku i është kushtuar rëndësi edhe faktit se një ditë para ndeshjes me Armeninë, ai mori edhe nënshtetësi shqiptare. Fitorja e fundit me Armeninë,  e ka ngjitur ekipin tonë kombëtar në kuotën e 7 pikëve, aq sa ka edhe Danimarka  e vendit të dytë. Përpjekjet e mëtejshme në ndeshjet e mbetura kualifikuese të këtyre dy ekipeve do të bëhen për të kapur Portugalinë që ka marrë kreun e grupit I, me 9 pikë, falë fitores së fundit 2-1, ndaj Serbisë.  Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë zyrtare, pikërisht ndaj Danimarkës, por në transfertë, në fillim të muajit shtator. Në një grup shumë të ekuilibruar mund të peshojë humbja e vetme deri tani, (penalizmi 3-0, që i është Shqipërisë) kundër Serbisë , pas asaj nate të vështirë në Beograd. – “Unë nuk e di se pse e kemi humbur ndeshjen kundër Serbisë në tryezë, ndoshta sepse ne ia dolëm dhe shpëtuan. E konsideroj edhe tani një padrejtësi të madhe. Nuk i kuptoj pse bënë kaq shumë përpjekje, sepse në nivel teknik, ata kanë ekipin më të fortë në grup.” Në mbyllje, ish-trajneri i Torinos dhe Brescia në Seria A, flet edhe mbi  stuhinë që ekziston përreth teknikut italian Antonio Conte dhe të gjithë mjedisin e kombëtares italiane, pas barazimit të fundit 2-2 me Bullgarinë, në ndeshjen kualifikuese. – “Unë besoj se kundër kombëtares italiane, gjithmonë do të ketë polemika. Conte po përballet me presionin që ata kanë vuajtur gjithmonë.” Asgjë e re për ecurinë e Italisë, sipas Gianni De Biasi, për të cilin thotë se si gjithnjë do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në fazën finale të Kampionatit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?