Të premten rikthehet Bundesliga, por po nëse fiton Bajerni?!

A mund të imagjinohet një fitore e Bajern Mynih ndaj Volsburgut, në ndeshjen e parë zyrtare të këtij viti në Bundesligë. Të premten rikthehet kampionati gjerman me ndeshjen kryesore, që do të luhet në Volsburg, ku skuadra e vendit të dytë pret kryesuesit dhe kampionët në fuqi të Gjermanisë.  Në fakt, nuk mund të imagjinohet një humbje, por nëse Bajerni fiton, për çfarë do të luhet pjesa e mbetur e Bundesligës? Diferenca aktuale mes kryesuesve dhe vendit të dytë është 11 pikë. Fitorja e Bejernit do ta shkëpusë atë në 14 pikë dhe kjo mund të sjellë humbjen e interesin për pjesën e mbetur të sezonit në Bundesligë, pasi do të ketë garë vetëm mes ekipeve të tjera pretendente për një vend në Champions, apo Europa League, si dhe atyre që duhet të mbeten në Bundesligë. Bajerni, në rast fitoreje, thuajse i ka mbyllur llogaritë me titullin dhe pritet të fokusohet më tutje totalisht nga Champions League. Mediat gjermane shprehen të sigurta, se nën drejtimin e Pep Guardiola, këtë vit Bajern mund të përsërisë tripletën e tre viteve më parë, për të fituar përveç titullit kampion, edhe Champions League, si dhe Kupën e Gjermanisë.        

Bundesliga

Të premten/ Java e 18-të

Swiss Digital Desktop Reklama

20:30 Volfsburg – Bayern Munich

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën

15:30 Freiburg – Eintracht F.

15:30 Hamburger – Këln

15:30 Mainz 05 – Paderborn

15:30 Schalke 04 – Hannover 96

15:30 Shtutgart – Borusia Moenchengl.

18:30 Bajer Leverkusen -Borussia D.

Të djelën 

15:30 Verder Bremen – Hertha Berlin

17:30 Augsburg- Hofenheim

 

Bayern M.           45

Volfsburg           34

Bayer L.             28

 Borussia M.       27

Schalke             27

Augsburg           27

Hoffenheim       26

Hannover           24

Eintracht F.        23

Paderborn          19

Këlni                  19

Mainz                 18

 Hertha               18

 Hamburg            17

 Shtutgart            17

 Verder B.            17

 Borusia D.           15

 Freiburg              15

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?