Të shtunën mbush 30-vjeç, Rooney: Jam ende i ri
Wayne Rooney beson se ende është i gatshëm për të luajtur në nivel të lartë, megjithëse të shtunën feston datëlindjen e 30-të.
Kapiteni i Unitedit dhe përfaqësueses angleze është duke luajtur sezonin e tij të 14-të në Premierligë, pasi debutoi me Evertonin në vitin 2002.
Rooney shpreson që fati ta përcjellë dhe të vazhdojë të luajë në këto nivele.
“Ndjehem mirë fizikisht megjithëse po bëhem 30 vjeç”.
“Në aspektin futbollistik ndjehem ende i ri dhe mendoj që kam ende për të treguar”.
“Nuk kam pasur lëndime të rënda dhe mendoj që me ndihmën e shkencës për përgatitje dhe ndeshje mund të vazhdojmë edhe për një kohë”.
KOHA JONË SONDAZH

