“Teatri” në Vlorë e Laç, Etika në FSHF mblidhet nesër urgjent (Foto)

Minutat e fundit në dy takime të javës së 19-të në Kategorinë Superiore, të zhvilluara në Vlorë dhe Laç, kanë irrituar tifozët vlonjatë  dhe ata kryeqytetas , protesta e të cilëve ka shpërthyer fillimisht në rrjetet sociale. Tifozë të Partizanit pas kthimit nga Laçi, kanë protestuar para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të nxitur këtë të fundit të marrë masat e duhura. Partizani mori një barazim 1-1 në Laç, ndërsa Flamurtari fitoi ndaj Teutës në Vlorë, 2-1, por tifozët e këtyre ekipeve pretendojnë se ndeshjet nuk kanë qenë të rregullta pasi kundërshtarët kanë toleruar në fushë. Klubi i Flamurtarit të Vlorës ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi ngjarjet e ndodhura të shtunën në takimin mes tyre dhe Teutës që përfundoi me një teatër të turpshëm.  Megjithatë, interesant është fakti se Partizani nuk shkoi më larg se barazimi dhe la dy pikë, ndërsa për vlonjatët që e  fituan ndeshjen, është disi e çuditshme protesta, megjithatë pavarësisht fitores vendasve duket se nuk iu ka palyer “teatri”.  Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit do të mblidhet ditën e martë për të shqyrtuar minutat e fundit të dy takimeve në Kategorinë Superiore, Flamurtari-Teuta dhe Laçi-Partizani, ku u panë parregullsi në fushë nga ana e futbollistëve të Teutës dhe Laçit. Gjithçka vjen jo vetëm pas pamjeve direkte të këtyre dy takimeve, por edhe pas akuzave që erdhën nga drejtuesit e Flamurtarit për tolerim nga ana e skuadrës mike, në minutat e fundit. Burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur që Komisioni i Etikës u thirr me urgjencë për të marrë në shqyrtim këto dy takime, që të hënën, por për mungesë të njërit prej anëtarëve të këtij Komisioni, i cili gjendet jashtë vendit për arsye personale,  mbledhja është shtyrë për të martën.

 

Kategoria Superiore

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 19-të

Swiss Digital Mobile Reklama

Të djelën

Elbasani-Skënderbeu       1-4

Laçi-Partizani                 1-1

Të shtunën

Flamurtari-Teuta              2-1

Vllaznia-Kukësi                1-2

Tirana-Apolonia               2-0

 

Klasifikimi

Kukësi               41

Skënderbeu       39

Tirana               38

Partizani            37

Laçi                   28

Flamurtari           25

Vllaznia              23

Teuta                 16

Elbasani              9

Apolonia              9

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?