Temperatura deri në -15 °C në Kansas, Messi bojkoton ndeshjen e parë të Inter Miami

Ndeshja mes Sporting Kansas Siti dhe Inter Majemit, e vlefshme për Champions Cupnuk do të luhet sot në mbrëmje, ndërsa takimi i kthimit i programuar të mbahet në shtatë ditë më vonë në Florida në “Chase Stadium” të Fort Lauderdale do të zhvillohet rregullisht.
Sipas “The Neë York Times” Lionel Mesi është takuar me drejtuesit e Inter Majemit për tu thënë se nuk kishte ndër mend që të luante ndeshjen e parë sezonale në kushte atmosferike ekstreme.
Për momentin në Kansas temperaturat kanë qenë artike me termometrin, i cili shënon -15 °C. Për ditën e takimit parashikuesit e motit kanë pranuar se era nga veriu do të bëjë edhe më të vështira kushtet atmosferike në shtetin e Misurit. Ky është motivi që ka shtyrë Mesin për ta bojkotuar këtë duel. Leo Mesi nuk do të luajë përballë Sporting Kansas Siti në të ftohtë.